Shqipëri – Moti sot, 18 Maj 2010

Në mesditë do të kemi shkëputje me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave do të mbetemi gjatë natës dhe deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të bien me 2-3 gradë, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë në gjithë territorin shqiptar. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi juglindor e kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë 4 ballë.

Advertisement