Shqipëri – Moti sot, 15 Qershor 2010

Në të njëjtat kushte të kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulta ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë 2 gradë rënie në veri por mesdita do të sjellë 2 – 3 gradë rritje të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpjetësi 24 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Advertisement