Shkodër – Topalli akuzon Ramën për korrupsion

Sipas zonjës Topalli, projekti i kryeministrit Berisha për mirëqënien e cdo qytetari, dinjitetin e tij dhe lëvizjen pa viza në Evropë, përballet me projektin personal të Edi Ramës. “Cili është motivi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ka vetëm një motiv: rryshfetet. Ka vetëm një motiv: korrupsionin. Ka vetëm një motiv: 15%. Por 15% do të thotë të të blejnë more vëllezer. Kur je i blerë, nuk mund të ketë kurrë motive, nuk mund të jetë kurrë lider. Kur je i blerë, nuk mund të udhëheqësh kurrë një parti, as edhe një parti dhe aq më pak një vënd”, deklaroi Topalli.

Advertisement