SHBA – Obama kërkon përforcime nga NATO në Afganistan, lufta të përfundojë brenda 3 viteve

Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë presidenti Obama u ka udhëzuar ushtarakëve të lartë amerikanë përfundimin procesit të dërgimit të përforcimeve prej 30 mijë trupash brenda 6 muajve. Uashingtoni ka kërkuar gjithashtu prej aleatëve të saj të NATO-s shtimin e trupave e tyre në proporcion me planet dhe angazhimet amerikane për përfundimin e konfliktit dhe përgatitjes së forcave të sigurisë vendase afgane brenda 3 viteve. Me 30 mijë ushtarët amerikanë që do t’u bashkohen kontigjentit prej 70 mijë të pranishmëve në Afganistan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen me 100 mijë trupa në total duke e ngjitur numrin e përgjithshëm të ushtarëve të NATO-s në 145 mijë.

Advertisement