SHBA – Hyseni, Serbia mos të ndërhyjë në institucionet e Kosovës

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se Kosova ka vazhduar me ndërtimin e institucioneve dhe se është e zonja t’ia dalë vetë, pa ndërhyrjen e serbëve. Ndërkaq, kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier në raportin e tremujorit për zhvillimet në Kosovë, theksoi se në këtë vend gjendja paraqitet e qetë, por e brishtë dhe veçanërisht në veri ka tensione. Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij presidenti serb Boris Tadiç paralajmëroi prej pasojave të asaj që e quajti zgjidhje finale për veriun e Kosovës që ka si qëllim të zbatojë me forcë planin Ahtisaari për të gjithë territorin. Në raportin e fundit të lëshuar nga Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkara, thuhet se ndërkohë që tensionet kanë rënë dukshëm në veri të vendit, ende vazhdojnë të ndodhin incidente në Mitrovicën veriore, që është një shkak për t’u shqetësuar.