Sezoni i gjashtë do të jetë i fundit për “Peaky Blinders”, por historia e tyre nuk do të mbarojë!

Seriali hit i BBC-së, “Peaky Blinders”, i cili ka shumë fansa edhe në vendin tonë, do të mbarojë pas sezonit të gjashtë. Megjithatë, krijuesi dhe producenti i saj Steven Knight, tha se historia e tyre do të vazhdojë në një tjetër formë.

Shfaqja televizive tregon historinë e Tommy Shelby-t (Cillian Murphy) dhe ngritjes së jashtëzakonshme në pushtet të familjes së tij në Birmingham dhe në të gjithë Britaninë, pas luftës së Parë Botërore. BBC konfirmoi lajmin se sezoni i gjashtë do të jetë I fundit për serialin, ndërsa bëri me dije se xhirimet po vazhdojnë nën masat e Covid-19.

Advertisement

Mbyllja e serialit vjen si një surprizë pasi Knight kishte thënë në të kaluarën se “Peaky Blinders” do të kishte të paktën 7 sezone. Megjithatë duekt se vonesa prej 1 viti e produksionit të këtij sezoni, ka bërë që planet të përshpejtohen dhe të vendoset që i fundit do jetë sezoni i ardhshëm, i cili me shumë gjasë do të transmetohet në 2021 ose në fillim të 2022, në varësi të situatës me pandeminë.

Ditën e djeshme producenti i shfaqjes televizive tha: “Peaky do të rikthehet dhe madje shumë fort. Pas vonesave që u detyrua të kishte produksioni për shkak të pandemisë, ne o ta gjejmë familjen e famshme më në vështirësi se kurrë dhe me shumë gjëra në lojë për të humbur. Ne besojmë se ky do jetë sezoni më i mirë nga të gjithë dhe fansat tonë të shkëlqyer do ta pëlqejnë. E ndërsa seriali do të mbarojë, historia do të vazhdojë në një tjetër formë.”

Nuk është ende e qartë çfarë është planifikuar për Peaky 2.0, por skuadra krijuese e tij mund të jetë duke parë dy mundësi. Një film ose një serial “spin-off”.

Peaky Blinders u transmetua për herë të parë në BBC në vitin 2013 dhe është rritur aq shumë sa është bërë shfaqja kryesore televizive e kësaj platforme jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Nisur nga popullariteti që pati është marrë edhe nga Netflix.

Këtu keni një nga skenat tona të preferuara të serialit: