Serbi – Uordsuorth, rifillimi i bisedimeve për Kosovën do të sillte destabilitet

Sipas tij nëse do të pranohej fillimi i bisedimeve të reja për statusin e Kosovës, do të humbej shumë kohë kot dhe do të arrinim pse jo, deri te destabilizimi i rajonit të Ballkanit. “Nëse Serbia apo ndonjë shtet tjetër do të kërkonte të ktheheshim prapa, kjo nuk do të ndodhte sepse askush në Kosovë nuk do të binte dakord dhe askush nuk do t’i bindte ata për të kundërtën”, ka pohuar Uordsuorth. Ai ka shtuar më tej se një veprim i tillë do të nënkuptonte përballje të Beogradit me 22 vende anëtare të BE-së, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Advertisement