Serbi – Konfirmohet rasti i parë me virusin H1N1

Mësohet se gjendja aktuale e të riut është e qëndrueshme dhe nën kontrollin e mjekëve të spitalit. 29 vjecari është shtruar mëngjesin e djeshëm në Klinikën Infektive në Beograd. Ndërkaq, dy ditë më parë, një rast me gripin e derrave u konfirmua edhe në Malin e Zi. I sëmuri studionte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në Malin e Zi për pushime. Greqia mban vendin e parë për sa i përket numrit të të infektuarve me virusin H1N1. Dy rastet e reja të zbuluara në shtetin helen e çojnë numrin e të sëmurëve në këtë vend në 41.

Advertisement