Serbi | 17 të plagosur dhe 100 të arrestuar pas demonstratave kundër arrestimit të Mlladic

alt

Nga këto përleshje kanë mbetur të plagosur 17 persona ndërsa numri i të arrestuarve është 100. Mes të plagosurve 13 janë agjentë policie dhe 4 janë huliganë të cilët kanë sulmuar policinë me hedhje gurësh dhe shishesh. Në sheshin e Beogradit ishin të pranishëm rreth 10 mijë demonstrues. Manifestuesit u mblodhën në shesh për të protestuar kundër arrestimit të Ratko Mlladiç. Ata kishin veshur bluza ku shkruhej: “Eshtë vallë krim të mbrosh Serbinë?” dhe mbanin në duar pankarta kundër qeverisë së Boris Tadiç të cilin e konsiderojnë tradhëtar për shkak të mbështetjes që ai dha për arrestimin e Mlladiç.

Advertisement