Rozeta Dobi: “Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”. Ja tri akuzat e ngritura ndaj Alda Klosit…

Policia e Tiranës ka dhënë sqarime rreth arrestimit te ish-zyrtares së lartë të kryeministrisë, Alda Klosi.

Zyrtarisht, sipas Policisë së Tiranës, Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Advertisement

Mësohet se Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:00 dhe është arrestuar në 22:30. Rozeta Dobi po kështu ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës, teksa ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022, Alda, ngaqë kishte konflikte me burrin, më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë, i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.