Publikohet trailer-i i parë për “Finding Dory”

Një prej personazheve më të dashur nga filmi vizatimor “Finding Nemo” do të rikthehet.
Bëhet fjalë për peshkun ngjyrë blu, Dori, e cila do të rikthehet në ekran së bashku me miqtë e saj, Nemo dhe Marlin.
Tashmë është publikuar trailer-i i filmit të ardhshëm të Pixar, “Finding Dory”.
Vazhdimi i filmit të suksesshëm të 2003-shit tregon për Dorin dhe përgjigjet që ajo kërkon lidhur me të shkuarën e saj.
Edhe në këtë film, Dori do të marrë zërin e Ellen DeGeneres.
“Finding Dory” do të publikohet më 29 Korrik 2016.

Advertisement