Protokoll bashkëpunimi Shqipëri-Itali, 81.7 milionë Euro për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë

Nënshkruhet Protokolli i ri i Bashkëpunimit për Zhvillim për periudhën 2014-2016 mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nënshkrimi i këtij Protokolli dëshmon edhe njëherë angazhimin e qeverisë italiane për të mbështetur Shqipërinë në procesin e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Për zbatimin e këtij protokollli, qeveria italiane vë në dispozicion një shumë të përgjithshme prej 81.7 milionë Euro, nga të cilat 56.7 milionë euro kredi e butë, 20 milionë euro konvertim borxhi dhe 5 milionë euro grant. Prioritetet strategjike që do të mbështeten në peiudhën e ardhshme tre vjecare janë: Rritja e qëndrueshme nëpërmjet nxitjes së konkurrueshmërisë dhe përdorimit eficient të burimeve. Nën këtë shtyllë financohen programet e zhvillimit ekonomik, me fokus nxitjen e investimeve të huaja; Bujqësia dhe zhvillimi rural; Sektori energjetik; Sektori i ujësjellës-kanalizimeve. Nën shtyllën e dytë: Investimi tek njerëzit dhe kohezioni social do të financohen: Faza e dytë e programit të konvertimit të borxhit për sektorët socialë dhe sektori i arsimit dhe formimit profesional. Shtylla e tretë: Qeverisja e mirë, demokratizimi, shteti ligjor dhe reformën territoriale-administrative. Kooperacioni italian për zhvillim është aktiv në Shqipëri që prej vitit 1991, më një mbështetje që kalon vlerën e 700 milionë eurove. Në periudhën 2000-2014, Italia ka përfaqësuar donatorin dypalësh më të rëndësishëm në vend.

Advertisement