Pritjes i erdhi fundi, ja kur do fillojnë xhirimet e filmit “Peaky Blinders”…

Regjisori, producenti dhe skenaristi britanik Stephen Knight në një intervistë për NME tha se prodhimi filmik të “Peaky Blinders” me Cillian Murphy në rolin e Thomas Shelby, është në punë dhe xhirimet do të fillojnë në vjeshtë, shkruajnë mediat e huaja.

Do të ndodhë këtë shtator. Tani jemi duke punuar për detajet përfundimtare dhe do të vazhdojmë deri në ditën e fundit para se të fillojmë xhirimet. Ne kemi rregulluar gjithçka, kemi të gjitha angazhimet që na duhen, jemi gati të shkojmë”, tha drejtori.

Advertisement

Unë mendoj se filmi do të jetë hapi tjetër dhe është e mrekullueshme që fansat e Peaky Blinders do të jenë në gjendje të bashkohen në një vend dhe ta shikojnë atë. Buxheti do të jetë më i madh dhe meqë e dimë se ky kapitull po përfundon, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Cillian Murphy është vërtet gati. Kështu që mezi pres që të fillojmë”, tha ai.

Ai zbuloi gjithashtu se aktori i famshëm irlandez i kishte dërguar mesazhe atij pas “çdo çmimi” që çonte në garën për Oscar.