Pogradec | Qëllohet me armë në shtëpinë e aktorit Shanaj

alt

Raportohet se një person ka qëlluar në drejtim të banesës së Shanajt, në fshatin Tushemisht mbrëmjen e djeshme. Autori i incidentit është Adrian Hoxhallari, banues në komunën Buçimas. Mësohet se në bazë të konfliktit ka qenë një çështje pronësie mes aktorit dhe Hoxhallarit. Policia ka shpallur në kërkim autorin që qëlloi me armë dhe pritet të zbardh të gjitha detajet.

Advertisement