Për masat mbrojtëse antiCOVID-19 do t’ju njoftojë një… robot!

Kompania “Mobile Technology” ka zhvilluar një program të ri për robotët “Pepper”, por këtë herë për të informuar publikun lidhur me masat e mbrojtjes nga koronavirusi, që duhet të respektohen në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” të Athinës.

Sipas një deklarate, me mesazhin “Shëndeti juaj është përparësia jonë”, aeroporti më i madh i vendit rekrutoi robotët “Pepper”, për t’i dhënë informacion udhëtarëve në gjuhën angleze dhe greke, pas fillimit gradual të udhëtimeve ajrore që nga 15 qershori.

Sipas të njëjtit njoftim, programi i parë u krijua për pasagjerët kinezë në gjuhën e tyre amtare.

Programi i dytë u krijua për t’u shërbyer pasagjerëve në gjuhën greke dhe angleze, për t’u informuar mbi motin, fluturimet e tjerë.

Përveç kësaj, robotët “Pepper” mund të argëtojnë publikun me quiz-e në lidhje me Parthenonin si dhe lojëra me përmbajtje arsimore.

Burimi: ATA