PD publikon platformën e dekriminalizimit, masa të ashpra për të shkëputur krimin në Kuvend, institucione e administratë

Partia Demokratike ka prezantuar platformën për dekriminalizimin e Kuvendit, institucioneve dhe administratës publike.Deputetët Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri, paraqitën para medias objektivin, qëllimet dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo platformë, amendimet ligjore e kushtetuese që synojnë dekriminalizimin.
Qwllim i platformës është dekriminalizimi i organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarurara si dhe i administratës publike.
Deputeti Bylykbashi theksoi se “Platforma e Partisë Demokratike do të synojë të vendosë rregullat më të forta dhe më të ashpra për këtë problem kaq të madh e të rëndë që përballet shoqëria shqiptare, kriminalizimin në nivelet më të larta të politikës dhe të institucioneve.” Sipas tij ndërhyrja do të jetë imediate, drejtpërdrejt në Kushtetutë, për të trajtuar problemin e zyrtarëve, e deputetëve apo personave të tjerë të emëruar, të cilët kanë rekorde të rënda kriminale.
“Në platformën që paraqet Partia Demokratike sot, sigurisht do të trajtohet me prioritet të lartë rasti i krimit të organizuar, vepra penale të lidhura me krimin e organizuar, për të cilën PD do të propozojë masa të rrepta që do të çojnë deri në përjashtimin përjetë nga e drejta për të kandiduar apo për t’u emëruar në detyra, apo funksione të zgjedhura, përfshirë edhe Parlamentin e Shqipërisë.”

Advertisement