Në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’ Miley Cyrus i la të gjithë pa fjalë me performancën e saj përkrah Dolly Parton dhe Shawn Mendes. Të gjithë njerëzit e përgëzuan për talentin e saj, por vetëm dikush duket se nuk është aspak i çuditur për vokalin e këngëtares. Bëhet fjalë për ish të dashurin e saj, Nick Jonas, i cili mesa duket e njeh shumë mirë potencialin e Mileyt. Përgjatë një interviste me vëllezërit e tij, Kevin dhe Joe, në emisionin radiofonik “Apple Music Beats 1 Chart”, Nick u shpreh se Miley është këngëtare e vërtetë. “Ne kemi bërë një këngë me të kohë më parë, që është edhe e preferuara ime nga repertori i Jonas Brothers. Në atë kohë ajo ishte 16 vjeçe dhe kishte një zë të jashtëzakonshëm. Kështu që nuk është aspak surprizë që njerëzit po e përgëzojnë për talentin e saj”, – ka thënë Nick. Kujtojmë se dy këngëtarët nisën një histori dashurie në qershor të 2006, por në dhjetor të 2007 i dhanë fund gjithçkaje. Miley e ka pranuar se Nick ka qenë dashuria e saj e parë dhe ndarja me të ka qenë shuam e vështirë. Megjithatë sot ata e kanë harruar njëri-tjetrin, sepse po shijojnë jetën si të martuar me partnerët e tyre. 

/Tring/