Njihuni me Klodianin, i verbëri i parë që diplomohet për Shkenca Kompjuterike!

Klodian Leka është i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës. Sipas mediave italiane, 23-vjeçari me origjinë shqiptare kaloi provimin e diplomës, të cilin e kishte titulluar “Edukimi i Shkencave Kompjuterike, strategji dhe mjete për akses gjithëpërfshirës për studentët me aftësi të kufizuara në shikim”.

Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale për ata që studionin në braille(alfabeti për të verbërit), në mënyrë që edhe ata të kishin mundësi për të lexuar,”- tha ai për “Corriere della Sera”.

Advertisement

Klodiani u dha një pyetësor studentëve të tjerë të verbër, në të cilin u kërkonte të tregonin propozimet dhe mbi të gjitha pengesat që hasnin gjatë studimeve, përmbledhja e të cilave u përfshi në tezën e tij të diplomës. Gjatë rrugës ai takoi studentë, të cilët pas disa muajsh vendosën të largoheshin të dekurajuar nga vështirësitë dhe tani, falë angazhimit të tij, kanë shpresa më konkrete për të ecur përpara në rrugën e arsimimit.