Njihu me 10 njerëzit më të pasur në botë, sipas Forbes!

Revista e famshme Forbes ka publikuar listën e përvitshme të njerëzve më të pasur në botë dhe duket se numri i miliarderëve sa vjen edhe po rritet. Sipas Sky.com, rreth 2,781 njerëz kanë një vlerë të përbashkët prej 14.2 trilion dollarësh.

Lista e Forbes përmban 200 njerëzit më të pasur në botë, por ne po të sjellim 10 prej tyre.

Advertisement

Lista kryesohet nga Bernard Arnault dhe familja
75-vjeçari Bernard Arnault dhe familja është personi më i pasur në planet, me një pasur neto prej 233 miliardë dollarësh. Ai jeton në Francë dhe ka në pronësi 75 marka të mirënjohura në botë, duke nisur që nga moda e deri te kozmetika. Arnault, nën ombrellën e LVMH, ka në pronësi edhe Louis Vuitton dhe Sephora.

Elon Musk
Elon Musk, ndonëse nuk është më në vendin e parë, sërish qëndron bindshëm në listë. CEO i Tesla dhe SpaceX ka një vlerë prej 195 miliardë dollarësh.

Jeff Bezos
Themeluesi i Amazon, ka një pasuri prej 194 miliardë dollarësh.

Mark Zuckerberg
Themeluesi i Facebook dhe grupit META është gjithashtu pjesë e listës dhe posedon një pasuri prej 177 miliardë dollarësh, në moshën 39-vjeçare.

Larry Ellison
Ai është themeluesi i softuerit Oracle. Me një pasuri me vlerë prej 177 miliardë dollarësh, ai ka përdorur bizneset e tij për të ruajtur dhe marrë informacion.

Warren Buffett
Investitori dhe CEO i konglomeratit shumëkombësh “Berkshire Hathaway”, 93 vjeç, ka një pasuri me vlerë 133 miliardë dollarë.

Bill Gates
Gates vijon të mbetet në listën e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe ka një pasuri neto prej 128 miliardë dollarësh.

Steve Ballmer
Steve ka qenë CEO i Microsoft, një shkallë poshtë Gates, por duket se e ka pozicionuar veten në listën e famshme të Forbes. Ai posedon një pasuri prej 121 miliardë dollarësh.

Mukesh Ambani
Kompania e tij, “Reliance Industries”, është korporata më e madhe e sektorit privat në Indi, me interesa në shitje me pakicë, shërbime financiare, naftë dhe gaz, petrokimike, telekomunikacion dhe shërbime financiare, duke e bërë atë me vlerë 116 miliardë dollarë. Ai është edhe i ati i Anant Ambani, i cili ftoi për të performuar në dasmën e tij Rihanna-n dora vetë.

Larry Page
Page ka një pasuri prej 114 miliardë dollarësh. 51-vjeçari është aksioner kontrollues në Alphabet, kompaninë mëmë të Google. Larry Page ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si CEO në vitin 2019.