Një tjetër personazh i famshëm del kundër Trump për një kauzë të rëndësishme

Pas zgjedhjes së Donald Trump si President të SHBA-ve, shumë personazhe të famshëm dolën hapur kundër tij.

E fundit që ka shfaqur shqetësimin e saj për politikat e Trump, ka qenë gazetarja amerikane, Ellen DeGeneres, e cila moderon një prej emisioneve më të ndjekur në Amerikë, “The Ellen Show”.

Advertisement

E çuditshme por e vërtetë! Trump ka lejuar gjuetinë e elefantëve, fakt që ka shqetësuar shumë personazhe të cilët i janë bashkuar kauzës për ta ndaluar një akt të tillë, një ndër tyre është dhe Ellen. Ajo ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Presidenti ka lejuar gjuetinë ndaj elefantëve në Amerikë. Po e them me zë të lartë aq sa mundem, kjo është e tmerrshme duhet të ngrem zërin dhe ta ndalojm ketë. Tregohuni të mirë me elefantët”.