New Music: Sia | Unforgettable

Ndërkohë që fansat janë përgatitur për filmin “Finding Dory”, tashmë ata kanë mundësi të dëgjojnë edhe kolonën zanore të filmit.
Kënga u performua për herë të parë në emisionin e Ellen DeGeneres, artistja që në film bën zërin e Dory-t.
Ajo këndohet nga Sia dhe mban titullin “Unforgettable”.
Vetë Sia ka thënë: “Historia e Dory-t më bën të qaj. Kur Ellen më kërkoi të këndoja këngën, nuk mund të thoja jo.”
Historia e Dory-t është vijimi i filmit të parë “Finding Nemo”, por këtë herë do ët zhvillohet në Institutin e Marinës në Kaliforni, aty ku ka lindur Dory.
Në këtë film Dory nis të risjellë ndër mend copëza të së kaluarës së saj, dhe nis kërkimin e prindërve.

Advertisement