NEW MUSIC |Ardian Bujupi – “MODELA”

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re.

Kështu, në orët e para të së premtes, ai vendosi që për fansat të sjell këngën e re të tij, e cila titullohet “Modela”.

Advertisement

Kënga është produkt i Sony Columbi Records, gjersa në kompozimin e saj ka dorë edhe vet këngëtari shqiptar.

“Modela” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës, he i është besuar regjisorit Leeroy Klauhs.

Ardian Bujupi përndryshe është mjaft aktiv me prurje të reja në muzikë, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij shqiptarë dhe ata gjermanë.

 

Burimi: Telegrafi