Në një bisedë për flokët, Beyoncé rrëfen për herë të parë sëmundjen autoimunitare…

Beyoncé ka ndarë për herë të parë detaje personale rreth pamjes së saj. Në një intervistë me Essencé për sipërmarrjen e saj të re, Cécred ajo ka rrëfyer për lidhjen që ka me flokët.

Kam kujtime shumë të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një rrugëtim shumë personal”, tha këngëtarja. “Që nga fëmijëria në sallonin e nënës time te im atë që më lyente skalpin me vaj për të më mjekuar psoriazën, këto momente kanë qenë të shenjta për mua”, vijon ajo duke zbuluar për herë të parë që vuan nga kjo sëmundje.

Advertisement

Sëmundja autoimunitare bën që trupi të prodhojë qeliza të reja lëkure me tepricë duke shkaktuar pulla dhe kruarje në skalp, bërryla, gjunjë dhe zona të tjera të trupit.

Ndër të tjera, Beyoncé ndau edhe momentin kur preu flokët në vitin 2013 duke i lënë gojëhapur të gjithë, një moment që e kujton fare mirë. Ajo thotë se nuk ishte zgjedhje estetike, por një shndërrim emocional dhe metamorfozë që po përjetonte.

Një pjesë e mirë e identitetit tim se performuese lidhet me flokët e gjatë. Prerja e flokëve ishte rebelimi im kundër gruas që shoqëria mendon se duhet të jem. Isha një nënë e re dhe diçka që lidhej me çlirimin e të qenit nënë më bëri ta pres. Ishte një demonstrim fizik imi që hiqja të gjitha pritshmëritë ndaj meje”, thotë ajo duke shtuar se parukierja e saj u tmerrua pasi flokët i kishte të gjatë, të dendur dhe të shëndetshëm por Beyoncé thjesht mori gërshërët dhe i preu.

Ishte shumë e qëllimshme. Ishte çfarë kisha nevojë të bëja. Pas kësaj, u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt vendimeve më të guximshme që kam bërë në jetën dhe karrierën time që më kanë udhëhequr drejt asaj që jam tani”.

Mes të tjerash, Beyoncé nuk i kurseu edhe disa nga truket e saj të bukurisë për flokët.

Diçka që kam përdorur gjithnjë është ujë orizi të fermentuar. Ne i bashkëngjitëm diçka tonë dhe zbuluam si ta kthenim në pluhur. Gjithë çfarë duhet është të shtoni ujë, është më e lehtë dhe e shpejtë, plus ne i shtuam trëndafil kështu që ka aromë fantastike. E bëj kur ka nevojë floku, pasi e lyej, pas një turneu. Është shërues për flokun dhe për mua”, tha këngëtarja.