Në ditëlindjen e tretë të Sias, Ami dhe Ermali vendosin të zbulojnë fytyrën e saj

Sia Mamaqi, vajza e Ami dhe Ermal Mamaqit mbushi 3 vjeç. Deri tani, çifti shumë pak nga portreti i saj kishte zbuluar në rrjetet sociale, por këtë ditëlindje ata kanë vendosur t’i prezantojnë ndjekësve të tyre Sian e qeshur dhe lozonjare.

Para një torte me personazhet e saj të preferuara, Sia duket më e ëmbël se vetë torta nga lumturia. Me një portret nga ka marrë më të mirat e dy prindërve të saj, Sia është qershia mbi tortë e familjes Mamaqi.

Advertisement