MTV AMAs 2020: Paris Hilton vishet nga Valdrin Sahiti

Një tjetër sukses për Valdrin Sahitin, dizajnerin e njohur që prej kohësh bashkëpunon me emra të rëndësishëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Siç mund ta shihni në vijim, Paris Hilton u paraqit me një fustan të dizajnerit shqiptar, në tapetin e kuq dhe ceremoninë e MTV American Music Awards.

Të tjerë emra që kanë besuar te dizajneri shqiptar janë Fanrasia TaylorYvonne OjriBebe Rexha dhe Iskra Lawrende.

Advertisement

Chloe dhe Halle, motrat e preferuara të Beyonce, performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Përpos kësaj, pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland, yllin e “Destiny’s Child”.

Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas, si dhe fustanin e saj të ditëlindjes së 28-të.