Miliona euro ‘borxh’ Spanjës, Shakira rrezikon 8 vite burg.

Shakira duke performuar në MTV Video Music Awards 2023

Këngëtarja me famë botërore Shakira mund të rrezikojë më shumë se 8 vjet burg.

Në mediat e huaja shkruhet se mbi yllin kolumbian rëndojnë një sërë akuzash. Thuhet se Shakira ka mashtruar zyrën spanjolle të taksave për plot 14.5 mln euro taksa të pashlyera në vitet 2012 dhe 2014.

Advertisement

Po ashtu prokurorët e Barcelonës pretendojnë se ajo nuk ka paguar dhe 6.7 mln euro të tjera në 2018-ën. Sipas prokurorëve, ylli i popit ka përdorur një kompani offshore për të shmangur taksat.

Shtohet se këngëtarja e “Hips Don’t Lie” ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet zyrës së taksave spanjolle te kompania e saj dhe ka borxhe tatimore të papaguara. Këngëtarja e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë botën, pretendon se nuk ka jetuar në Spanjë në vitet që akuzohet se s’ka paguar këto shuma kolosale të taksave.

Por në dosjen e saj, shkruhet se ylli bleu një shtëpi në Barcelonë fiks në vitin 2012.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, do të dalë para gjykatës më 20 Nëntor të këtij viti lidhur me akuzat. Ajo ende nuk ka bërë një koment publik për këto akuza të rënda, por Korrikun e vitit të shkuar u paraqit në gjyq.

Bazuar në ligj, nëse kalon më shumë se 183 ditë brenda vitit në Spanjë, konsiderohesh rezident spanjoll me detyrime ndaj shtetit. Këto taksa paguhen duke marrë parasysh të ardhurat që një person fiton. E në rastin e Shakirës bëhet fjalë për shifra marramendëse.