Me një filxhan kafeje në dorë, Enca jep lajmin e fundit!

2023 shënon një vit rikthimi për Encën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka njoftuar fansat se do të sjellë këngë të reja.

Veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe një filxhan me kapuçino në duar, Enca shkruan”

Advertisement

“E reja e fundit është që artistja juaj e preferuar po rikthehet me ca muzikë fantastike”.

Ndërkohë në InstaStory, ku ka ripostuar foton ajo shton “Muzikë nga Enca së shpejti?”

Këngëtarja ka bërë një pauzë nga koncertet dhe projektet e reja. Në vitin 2021 ajo solli “Rakia” dhe “Suavele”, ndërsa duket se viti 2022 i ka shërbyer për të sjellë risi.