Mashkulli më seksi për 2018-n lidhet në martesë

Aktori i njohur Idris Elba, i cili në nëntor të vitit 2018-s u shpall nga ‘People’ si mashkulli më seksi është lidhur në martesë në një ceremoni të fshehtë në Marok.

46-vjeçari Elba celebroi dashurinë e tij me aktoren dhe modelen amerikane 29-vjeç, Sabrina Dhowre dhe sipas ‘British Vogue’ ceremonia ishte përrallore si dhe zgjati 3 ditë.

Advertisement

Çifti ka zgjedhur të martohet në prani vetëm të njerëzve më të afërt tërësisht larg syrit të mediave dhe të fansave.

Gjithashtu as Elba dhe as Dhowre nuk kanë bërë publike asnjë foto nga dasma, disa prej tyre janë publikuar vetëm nga edicioni britanik i  revistës “Vogue”.

/Opinion.al/