Maqedoni, vijon fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme

Vijon fluksi i lartë i refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Maqedonisë. Vetëm të dielën, këtë vend e përshkuan mbi 5 mijë refugjatë, të cilët më pas iu drejtuan Serbisë për të vijuar rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Europës perëndimore.

Një ditë më parë, autoritetet maqedonase lejuan kalimin e refugjatëve, në pikën e Gjevgjelisë në kufirin me Greqinë. Ata u ndihmuan nga forcat e policisë për të udhëtuar me trena e autobusa drejt Serbisë.

Advertisement

Autoritetet maqedonase u përballën me kritika të ashpra nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian pas bllokimit të kufirit të premten. Krerët e BE bënë thirrje për ndryshime radikale të politikave për migracionin.