Maqedoni | PPD ngre padi për genocid kulturor në GJND

Kjo parti sot do të shpalosë aktpadinë e hartuar për genocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, e cila do t’i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë. Aktakuza është ngritur kundër ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e monumenteve Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman si dhe ambasadorit të BE-së në largim, Ervan Fuere. “Sipas konventës së Hagës, projekti pansllav i zhbërjes së trashëgimisë ilirike në Ballkan, veçmas në Maqedoni dhe metodat e praktikuara të zhbërjes, bën pjesë në akuzat për zhdukjen e trashëgimisë historike universale”, theksoi analisti Nijazi Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA. Ai theksoi se me këtë padi që do të ngrihet do të duhet që të gjitha lokalitetet ilire që janë shkatërruar nga mbretëria serbe dhe më pas maqedonasit duhet të vihen në mbrojtje të UNESCO-s dhe gjurmimet të realizohen me fondet e Bashkimit Evropian.

Advertisement