Maqedoni – Akademia do të ndryshojë pjesët fyese të enciklopedisë

“Në takimin e redaksisë u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individëve lidhur me publikimin e Enciklopedisë maqedonase”, bënë të ditur burime nga Shkupi të cilave i referohet radios Evropa e Lirë. “Informohet opinioni se do të bëhen disa korrigjime të caktuara, në disa njësi dhe do të vazhdojë puna për botimin e dytë të ndryshuar dhe të plotësuar”, thuhet në komunikatën e redaksisë së Enciklopedisë. Kryetar i Akademisë, Gjorgje Stardellov ka pranuar se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi. “Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet”. “Besoj se njësitë kontestuese nuk do të hiqen tërësisht nga Enciklopedia, por do të korrigjohen ose eliminohen disa të dhëna të panevojshme që aq shumë ndoshta me të drejtë i rrënqeth qytetarët tanë shqiptarë,” ka deklaruar Stardellov.

Advertisement