LSI ankimon Vorën në KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim që pretendon se ka pasur parregullsi në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë e Vorës.
LSI kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki pasi pretendon se ka patur lista fiktive zgjedhësish në disa qendra votimi.
Në ankimimin e LSI thuhet se nga 29 shtatori i vitit 2014 deri me 12 maj të vitit 2015 janë regjistruar si banues në Vorë 745 shtetas nga të cilët 587 ishin persona me të drejtë vote.
Sipas LSI lejet e banimit për keta persona janë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe deklaratat noteriale janë dhënë nga punonjës të bashkisë. KQZ vendosi të shqyrtojë këtë kërkesë më 1 korrik në orën 16.

Advertisement