Kur kompjuteri transformon mendimet në fjalë

Pacientët e paaftë që të flasin për shkak të një paralize do të kenë mundësinë në të ardhmen që të përdorin një dekodifikues që do të transformojë sinjalet e trurit të tyre në fjalë, sipas një studimi që po zhvillojnë shkencëtarët. Ata kanë shpikur një dekodifikues për të mund të riprodhojë fjalë sintetike nëpërmjet kompjuterit, duke filluar nga sinjalet cerebrale që çlirohen me lëvizje të caktuara të gojës.

E prezantuar në revistën shkencore “Nature”, kjo teknikë është vetëm në fazën e idesë dhe aplikimi i saj shihet vetëm për të ardhmen. Megjithatë, shkencëtarët që po punojnë mbi këtë projekt, shpresojnë një ditë kjo do t’i shërbejë pacientëve që dinë të flasin por për arsye të ndryshme kanë humbur këtë aftësi. 

/ATA/