Kroaci – Në janar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Ndërkaq, në raundin e dytë të zgjedhjeve i caktuar që të mbahet më datën 10 janar ai do të ndeshet me kandidatin e pavarur, Milan Bandiç. Rezultatet zyrtare nga komisioni shtetëror elektoral i Kroacisë që u publikuan së fundmi tregojnë se Josipoviç, mori 32,4 % të votave, ndërsa Bandiç mori 14,8 % të votave. Balotazhi do të zhvillohet meqë fituesi kryesor nuk arriti të marrë më shumë se 50% të votave, edhe pse bindshëm i larguar nga ai që e pason në garë sipas përqindjeve. Nga ana tjetër, kandidati i partisë konservatore në pushtet doli i treti me vetëm 12% të votave. Dy kandidatët që do të kalojnë në balotazh kanë premtuar se do të mbështesin kandidaturën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces i cili shpresohet të përfundojë në vitin 2012.

Advertisement