Kosovë – Vetëvendosja kundër protokollit, sot protesta në Prishtinë

Së pari, Serbia fiton informata shumë të vlefshme të natyrës policore. Së dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh në zbatimin e 6 pikëshit. Së treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbisë drejt liberalizimit të vizave. Më tej ato vazhdojnë se pas këtij protokolli vijnë të paktën edhe dy protokolle të tjera: ai për gjyqësinë dhe ai për doganat dhe se kjo është vetëm një implementim i planit 6 pikësh të Ban Ki-moon dhe është vetëm një emërtim tjetër për planin e ish ministrit serb për Kosovën Slobodan Samarxhic për ndarjen funksionale të Kosovës. Gjithashtu Albin Kurti tha: “Nuk bën që të fillojë java, të fillojë dita e parë e punës, të ngjajë e hëna sikur të mos kishte ngjarë asgjë të premten. Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm. Ne nuk mund të jemi asesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim.” shtoi ai. Por një nga pikat më problematike që shqetëson këtë lëvizje është se u anashkaluan institucionet e Kosovës në nënshkrimin e këtij protokolli. Më tej aktivistët e Lëvizjes janë Shprehur se ato nuk janë kundër BE-së por kundër EULEX-it e protokolleve të tij që i shtojnë dhe i trashin lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë. “Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE-së në Kosovë të cilat thirren në sundimin e ligjit por kanë imunitet prej ligjit, thirren në transparencë por funksionojnë edhe në bazë të dokumenteve sekrete, thirren në llogaridhënie por nuk i japin përgjegjësi asnjë institucioni të Kosovës, thirren në demokraci por mbajnë fuqi ekzekutive arbitrare” vazhdon me tej deklarata për shtyp e përfaqësuesve të kësaj lëvizje. Gjthashtu ata janë shprehur se politikanët e Kosovës janë të korruptuar dhe për pasojë nuk mbrojnë interesat e popullit Kosovar. Ata njoftojnë se do të hidhen ne demonstratë e cila do të zhvillohet të hënën në Prishtinë. Në konferencën e sotme për shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, dolën në emër të 23 organizatave që u bënë bashkë për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi.

Advertisement