Kosovë – Thaci vizitë zyrtare në Francë

Mediat kosovare bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi pritet që Parisi të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e shtetit të Kosovës. Ftesa nga Sarkozy vjen në kuadër të takimeve të tij me kryeministrat e rajonit të Evropës Juglindore. Kryeministri Thaçi do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni dhe zyrtarë tjerë të lartë. Kryeministri kosovar do të mbajë një fjalim në Qendrën për Studime dhe Hulumtime Ndërkombëtare si dhe një konferencë shtypi në Qendrën për Media të Huaja.

Advertisement