Kosovë – Thaci, do të jemi model për zgjedhje të lira e demokratike

“Sytë e gjithë botës janë drejtuar nga ne që të shohin se si do t’i organizojmë dhe menaxhojmë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se “Republika e Kosovës do të jetë model i organizimit të zgjedhjeve lokale, të lira, demokratike dhe të ndershme”. Qeveria ka miratuar kërkesën e KQZ-së që për shkak të angazhimeve gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale këtë vit, 70 zyrtarëve të saj t’iu ndahen shtesa në vlerë prej 200 euro, për periudhën 1 korrik 2009, deri më 31 dhjetor 2009.

Advertisement