Me këtë rast, në Prishtinë do të jenë të pranishëm ish krye-ndërmjetësi për statusin e Kosovës Marti Ahtisari dhe ish-zëvendësit e tij Albert Rohan si edhe ambasadori amerikan Frenk Uizner, të ciltët do të marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka organizuar një pritje madhështore për ish-presidentin finlandez Marti Ahtisari i cili ishte i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën. Sipas axhendës në ora 13:40 presidenti Ahtisari në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të mirëpritet nga shefi i diplomacisë kosovare Hyseni dhe Peter Faith. Presidneti Ahtisari do të nderohet nga Garda e FSK-së ndërsa më pas në orën 14:50 minuta në Parlamentin e Kosovës do të realizojë takim me kreun shtetëror kosovar dhe shefin e të Kosovës ICO-s, Peter Faith. Sot gjithashtu, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i grupit drejtues për Kosovën. Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


