Kosovë – Në 2010 rivotime në dy komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që rivotimet për kryetar komune në Prizren dhe Lipjan të zhvillohen në fund të muajit të parë të 2010, pasi në këto dy qytete nuk doli asnjë fitues i qartë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, “kjo datë është optimale për përsëritjen e raundit të dytë të votimeve në këto dy komuna”. Ndërkohë KQZ ende nuk ka marrë vendim për situatën në Gjilan, ku mund të ketë gjithashtu rivotim.

Advertisement