Kosovë | Kuci: do të insistojmë për reciprocitetin

alt

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuçi, duke iu referuar faktit se në jug të Serbisë ndodhen tre komuna të banuara me shqiptarë. Megjithatë, në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Kuçi ka theksuar se pala kosovare në këtë proces do të insistojë mbi parimin e reciprocitetit. “Ne nuk kemi vendosur ende për një temë të tillë, por në momentin që mund të krijohet një balancë mes dy shteteve, atëherë mund të jetë temë edhe pozita reciproke e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, ka pohuar Kuçi.

Advertisement