Kosovë – KQZ sot vendos për Gjilanin

Pritet që një gjë e tillë të ndodhë ditën e sotme, sipas një mbledhje të parashikuar të KQZ-së së Kosovës, ku pas disa shtyrjeve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të nisë hetimi dhe rinumërimi i votave të komunës së Gjilanit. Hapja e kutive të votimit është një veprim i cili do të kryhet nën vëzhgimin e rreptë të zyrtarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë. Nga ana e saj, PDK është dakord me rezultatin që ka dalë nga raundi i dytë i votimit në këtë zonë, ndërsa LDK e ka kontestuar rezultatin dhe kërkon patjetër hapjen e kutive të votimit. Sekretariati i KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për përfundimin e dilemës së zgjedhjeve për Komunën e Gjilanit, e cila e ka kthyer atë në komunën më problematike për procesin zgjedhor të 15 nëntorit. Edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Kosovës, Kristofer Dell sugjeroi ditë më parë që edhe në komunën e Gjilanit të përsëriten votimet, ashtu siç kishte udhëzuar KQZ për zonën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit.

Advertisement