Kosovë – HRU kërkon hetimin e arrestimit të Kurtit

Sipas organizatës që mbron të drejtat e njeriut, gjatë këtij operacioni agjentët e policisë kanë përdorur “forcë të tepruar”. “Pamjet e këtij operacioni, të transmetuara në televizione, e bëjnë atë shumë shqetësues”, ka deklaruar Human Rights Uatch. Albin Kurti u arrestua ditën e shtunë, gjatë një konference për shtyp, ku do njoftonte kthimin e lëvizjes “Vetëvendosje” në parti politike. Ditën e djeshme ai u dënua me 10 muaj burg nga gjykata e Prishtinës për kryerjen e veprës penale të “pengimit të punës së zyrtarëve të lartë”, por u la i lirë pasi trupi gjykues i njohu paraburgimin.

Advertisement