Korcë | Vijojnë kërkimet për 3 të arratisur

Vijon aksioni i kërkimit për tre të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Policia ka vazhduar kërkimet për Eduard Lulon, Reiz Haxhirajn dhe Gëzim Tomon. Kërkimet për Haxhirajn dhe Lulon vazhdojnë të jetë të përqëndruara në zonëne Ersekës, përreth malit të Gramozit dhe në kufirin me Greqinë. Kërkimet në këtë zonë kanë qënë të vështira për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës. Ndërkohë, policia kufitare ka organizuar kërkimet në kufi me Greqinë me kamera termike. Ndërsa kërkimet për të arratisurin e tretë Gëzim Tomo janë përqëndruar tashmë në zonën e Prrenjasit.

Advertisement