Korcë | Më 3 nëntor zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Korcës do të zhvillohen në datën 3 nëntor 2013, referuar Drekretit të Presidentit të Republikës. Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Presidenti Nishani dekretoi datën 3 nëntor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Korçë, qarku Korçë. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim per keto zgjedhje kane zyrtarizuar si kandidat, Sotiraq Filon, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit në këtë bashki. Ndërkohë, PD-ja ka vendosur të kandidojë rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero ndërsa FRD-ja do të garojë me Brikena Zenelin.

Advertisement