Korcë – Berisha, do të rrisim pagat e pensionet

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka akuzuar opozitën se po shpif dhe trillon për të errësuar rrugën evropiane të Shqipërisë. Berisha duke i cilësuar si pinjollë të bllokut ka theksuar se ata po mundohet të përhapin antilukturën në të gjithë vendin. Ndërkohë kryeministri Berisha ritheksoi se nga data 1 korrik do të rriten rrogat dhe pensionet. Më tej Berisha premtoi internet dhe kompiuter në çdo familje shqiptare brenda këtij mandati qeverisës. “Arsimi ka pësuar transformime të mëdha theksoi më tej shefi i qeverisë duke theksuar se janë ndërtuar dhe rindërtuar 1100 shkolla.

Advertisement