Konfirmohet vazhdimi i filmit “Beetlejuice”

Winona Ryder ka konfirmuar se do të ketë edhe një vazhdim për filmin e famshëm të viteve ’80, “Beetlejuice”.
Sipas aktores, regjisori Tim Burton e ka marrë vendimin e tij.

“Tim Burton ka dhënë një intervistë lidhur me këtë. Në fillim dëshironte ta mbante sekret por më pas e ka konfirmuar dhe ka thënë edhe se unë do të jem pjesë e filmit”, ka thënë aktorja.

Advertisement

Sipas regjisorit Burton tashmë kemi edhe një skenar, ndërsa sërish për një nga rolet kryesore do të jetë Michael Keaton.