Konfirmohet aktakuza nga Haga/ Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Kosovës

Hashim Thaci jep dorëheqjen si president i Republikës.

Vendimi i tij ka ardhur pas komunikimit të aktakuzës nga Haga.  Thaçi në një konferencë për media deklaroi se e mban premtimin që kishte dhënë se do të dorëhiqet në rast se i konfirmohen aktakuzat.

Advertisement

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e bëri të ditur vet Thaçi në konferencë për media.

“Tha ka thënë se para pak çastesh jam informuar se gjykatës i procedurës para ka konfirmuar aktakuzën kundër meje janë momente jo të lehta për mua dhe familjen time për ju që me keni mbështetur do bashkëpunoj ngushte më drejtësie dhe jam në dispozicion të drejtësisë besoj ën të vërteten dhe të ardhemn e shtetit tonë do iu lus dhe bëjë thirrje te mos e humbasin shpresën durimi. Dhe besimin iu ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb ë këto tri dekada”, tha Thaci.

Pasi lajmëroi dorëheqjen nga detyra e presidentit, Hashim Thaçi pohoi se ky nuk ishte një fjalim lamtumire.

“Në këto rrethana të reja, ftoj forcat politike që të qëndrojnë të forta. Duhet të ruajmë orientimin euroatlantik. Për Kosovën europiane, Kosovën në NATO, dhe në raport të përhershëm me SHBA. Ju ftoj që të besoni në Kosovën perëndimore. Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me argumente. Ju falënderoj. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prape, do të dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”, tha Thaci.