Kirgiztan – OKB dënon dhunën mes grupeve etnike

Një apel të tillë për vendin që gjendet në konflikt e ka drejtuar Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pas një takimi të posaçëm të tij mbi situatën e rënduar në këtë vend. Anëtarët e përhershëm të tij bënë thirrje për qetësi dhe kthim të sundimit të ligjit, kurse nënsekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për Çështje Politike, Lin Pasko bëri thirrje për krijimin urgjent të një korridori humanitar që të dërgohen ndihmat. Ndërkohë, Organizata për Siguri Kolektive, e prirë nga Rusia, ka propozuar dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve për t’i ndihmuar qeverisë kirgize që të ndalë trazirat.

Advertisement