Khloe Kardashian tregon sëmundjen që e shoqëron që nga adoleshenca: “Më vinte turp t’i thoja familjes”

Khloe Kardashian ka folur së fundmi për problemin shëndetësor që e shqetëson që nga vitet e para të adoleshencës. Në një intervistë për ‘prevention.com‘, Khloe është shprehur se nga mosha 12-vjeçare vuan nga migrena.

“Kujtoj se si jam ndjerë, por kryesisht mbaj mend se si të gjithë më thanë se nuk po ndjeja atë që ndjeja. Njerëzit gjithmonë thoshin: “Oh, është thjesht një dhimbje koke”. Kjo është stigma e migrenës, se është vetëm një dhimbje koke. Dhe duke qenë 12 vjeç, dhe në atë kohë askush në familjen time nuk përjetonte migrenë, unë kisha turp të thoja se vuaja prej saj”, deklaroi Khloe.

Advertisement

Ajo shpjegoi se shoqja e ngushtë e së ëmës, e cila vuante nga i njejti problem, e kishte ndihmuar të caktonte një takim me një neurolog. Për aq kohë sa migrena nuk ka kurë, Khloe ka treguar se deri më sot po mjekohet me medikamente ndihmëse, që e mbajnë larg dhimbjeve të forta. Megjithatë, ylli i Kardashian shprehet se ende është e ndjeshme ndaj dritës apo aromave të forta. “Nuk mund të ngrija kokën nga dhimbja”, rrëfen ajo lidhur me episodet e shpeshta e të përsëritura gjatë adoleshencës.

Khloe ka theksuar se kjo sëmundje e trishton shumë, pasi shpesh nuk ndihet në gjendje për të luajtur me vajzën e saj, True.

Burimi: News31.al