Kënga e re e Beatrix, një dedikim për Donaldin: ‘Mund të dëgjoni anën time të historisë’

Përtej ngarkesës emocionale dhe përshtatjes me botën jashtë, Beatrix ka munguar nëpër rrjete sociale sepse ka qenë duke punuar për surprizën e radhës! Një këngë e re, dedikim për Donaldin dhe gjithë të tjerët.

Pak orë më parë, përmes një postimi në Instagram, Beatrix publikoi “Faj”, një bashkëpunim i saj, Alban Ramosajt dhe Marko Polos.

Advertisement

“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë. Nga zemra ime për të gjithë ju, sidomos ty…”- shkruan Trixa dhe çdo fjalë duket se i dedikohej Donaldit dhe dashurisë së tyre, si një “përgjigje” ndaj gjithë gjykimeve dhe komenteve me të cilat është shoqëruar kjo lidhje.

“Lëri, lëri se ç’a thonë, momente sy në sy pa fjalë po më kupton

Tjerët lëri të xhelozojnë, s’e kanë, s’e kanë idenë se çfarë ne përjetojmë”-thuhet në refren.

Si përfundim, gjykimet e të tjerëve nuk kanë asnjë vlerë për Beatrix (siç thuhet në tekst) dhe shqetësimi i vetëm i saj për momentin, janë ato pak ditë që i kanë mbetur larg njëri-tjetrit.